Sport

Komisioni i gjyqtarëve në FFK organizoi testet fizike për gjyqtarët e rinj

By GAZETA SCANNER 1

August 26, 2023

Komisioni i Gjyqtarëve në FFK në prag të edicionit të ri të garave në ligat e grupmoshave të reja ka organizuar testet fizike për gjyqtarët e rinj në Kampin Nacional në Hajvali.

Në këto teste morën pjesë 100 gjyqtarë e gjyqtare të kategorive të reja, prej të cilëve vetëm 3 do të duhet t’i nënshtrohen ritestimit.

Kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani, i cili e përcolli nga afër testin fizik u shpreh i kënaqur me përgatitjen fizike të gjyqtarëve të rinj, teksa i uroi atyre një edicion sa më të suksesshëm.