Lajme

Komenti i Përparim Ramës për veturën e blerë nga komuna 36 mijë euro, kur pyetet a është komode

By GAZETA SCANNER 1

July 03, 2023

Vetura në vlerë prej 36 mijë e 800 euro e blerë nga Përparim Rama në emër të nevojës për të kryer punët si Kryetar i Prishtinës sipas tij është “fenomenale”.

Këtë koment Rama e dha teksa po dilte nga vetura dhe u pyet nga Gazetari i Ekonomia Online nëse vetura është komode.

Komuna e Prishtinës kishte ndarë buxhetin për blerjen e një veture për kryetarin e Prishtinës.

Gjithsej 45 mijë euro ishin parapa për blerjen e një veture të re për udhëtimet e kryetarit Përparim Rama.