22.1 C
New York
Wednesday, April 17, 2024

Buy now

Komentatori largohet nga puna pasi përmend emrin e Hakan Sukur

- Advertisement -

Një ngjarje e pa zakontë ka ndodhur ditën e sotme në Turqi, pasi një komentator ka guxuar të përmendë emrin e lojtarit turk me origjinë shqiptare, Hakan Sukur.

Gjatë ndeshjes Canada-Marok, pas golit të parë të shënuar në minutën e pestë, komentatori Alper Bakırcıgil, i cili ishte duke komentuar ndeshjen për TRT, pas shënimit të golit nga ana e skuadrës marokene, tha se ky nuk është goli më i shpejtë në historinë e futbollit, pasi atë e ka shënuar Hakan Sukur në vitin 2002 përballë Koresë së Jugut, pas vetëm 11 sekondash lojë.

Kaq ka mjaftuar që komentatori të hiqet menjëherë nga puna pas përfundimit të ndeshjes.

Hakan Sukur është shpallur armik nga qeveria e Erdogan, pasi atë e akuzojnë si mbështetës të Fethullah Gulen. Kujtojmë që babai i tij sot ndodhet në burg, ndërsa e gjithë pasuaria e tij është konfiskuar nga shteti.

Postimi i tij:

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit