Kombëtarja e Shqipërisë ka mbërritur në Hamburg, ku nesër do të luajë kundër Kroacisë.
Loja luhet në “Volksparkstadion”, me fillim prej orës 15:00.
Skuadra e Sylvinhos do ta synojë fitoren për të shpresuar për një kalim tutje në fazën tjetër të “EURO 2024”.
Shqipëria para ndeshjes me kroatët do ta zhvillojë edhe një seancë stërvitore.
Në ndeshjen e parë, “Kuqezinjtë” u mposhtën 2:1 prej Italisë.