Lajme

Komandanti i KFOR-it: Vazhdimisht monitorojmë sigurinë në Kosovë, kemi burime dhe pozicione të mira për të parandaluar përshkallëzimin

By GAZETA SCANNER 1

October 01, 2024

KFOR-i ka burime dhe pozicione të mira për të parandaluar përshkallëzimin dhe për të adresuar çdo skenar sigurie, thotë komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash. Vlerëson se situata e sigurisë në Kosovë është e qetë, por e brishtë, derisa shton se KFOR-i vazhdon të monitorojë me vigjilencë.

“Në përgjithësi, situata në terren është e qetë, por mbetet e brishtë. KFOR-i po monitoron situatën. Është vigjilent dhe i vendosur mirë për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të mëtejshëm relevant, në përputhje me mandatin e gjatë të OKB-së për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, nënvizon ai në intervistën me shkrim për agjencinë tonë.

Në përfundim të mandatit të tij, Ulutash flet edhe për hapjen e Urës së Ibrit, për çka thotë se KFOR-i mban një qëndrim transparent dhe konsistent, duke theksuar se çdo vendim duhet të merret përmes dialogut me komunitetin ndërkombëtar. Shpreh gatishmërinë e NATO-s për të ruajtur paqen.