Lajme

Komandanti i KFOR-it takim me komandantin e FSK-së, drejtorin e Policisë e drejtorin e AKI-së

By GAZETA SCANNER 1

July 12, 2024

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas është takuar sot me komandantin e Forcës së Sigurisë në Kosovë, Bashkim Jashari, drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha dhe drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti.

Përmes një njoftimi për media, KFOR ka njoftuar se në takim është folur për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend.

“Ata ndanë pikëpamjet mbi situatën e përgjithshme të sigurisë në mbarë Kosovën dhe për nivelin e tyre të bashkëpunimit. Ata gjithashtu ranë dakord për angazhime të vazhdueshme, si dhe për koordinim dhe konsultime të rregullta”.

Në fund, KFOR ka përsëritur se vazhdon të kontribuojë për një mjedis të sigurtë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë.