Lajme

Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s Gjeneral major Stephen Osborn po qëndron në Kosovë

By GAZETA SCANNER 1

June 13, 2024

Me ftesë të veçantë të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në Kosovë po qëndron Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneral major Stephen Osborn.

Ai po shoqërohet nga Rreshter Majori Komandues i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Matthew Strasser dhe delegacioni përcjellës, të cilët janë mysafirë të KOMFSK-së në kuadër të aktiviteteve të 25 vjetorit të Ditës së Çlirimit. Gjatë vizitës, Gjeneral Jashari priti në takim Gjeneralin Osborn ku e falënderoi për vizitën e delegacionit të tij dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm bilateral në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Tutje, gjeneralët u pajtuan për zbatimin e planit të përbashkët të bashkëpunimit 2025-2026 mes GK Iowa dhe FSK-së.

https://www.facebook.com/share/p/FTsVnehGHCuzut4r/?mibextid=oFDknk