Lajme

Kolumnisti serb kundërshton Vuçiqin: Cili është problemi që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës?

By GAZETA SCANNER

April 07, 2024

Kolumnisti Dejan Iliq, i njohur për kritikat e tij ndaj qeverisë serbe, ka reaguar ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq në lidhje për formimin e një ekipi për parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Gjatë një interviste në emisionin televiziv të N1, Iliq ka sfiduar arsyetimin e presidentit serb, duke thënë: “Cili është saktësisht problemi që Kosova do të pranohet në Këshillin e Evropës?”

Ai ka shprehur bindjen se Kosova do të pranohet, duke shtuar: “Sigurisht që do të pranohen, sigurisht që është një vend i pavarur! Dhe, çfarë, ju nuk mund të pajtoheni me këtë, tani i ndani zhgënjimet tuaja me ne?”.

PORUKA SA N1: VUČIĆU, NEMOJ DA NAS SMARAŠ SVOJOM BORBOM ZA KOSOVO, KOSOVO JE NEZAVISNO I POMIRI SE SA TIM!

Dejan Ilić – redovan gost N1 i podržavalac "Srbije protiv nasilja":

"Šta je problem što će Kosovo biti primljeno u Savet Evrope? Šta je problem tačno? Šta je problem, biće… pic.twitter.com/xWRMLSc6Rv

— Detektor laži (@LaziDetektor) April 5, 2024

Me kërkesë të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Qeveria e Serbisë ka formuar një ekip për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

Por, analistë e politikanë në Serbi vlerësojnë se ky ekip nuk do të arrijë asnjë rezultat dhe se shërben vetëm për konsum të brendshëm në mënyrë që pushteti aktual të “lajë fytyrën” nëse Kosova do të anëtarësohet në këtë organizatë.

Analisti i politikës së jashtme, Boshko Jakshiq, ka vlerësuar se “formimi i ekipit është një ndërmarrje donkishoteske, pra një luftë e vërtetë me mullinjtë e erës”.