Lajme

Kojnufca: Afrim Bunjaku veproi ashtu siç e kërkon shteti dhe republika, do ta kujtojmë së bashku me Enver Zymberin

By GAZETA SCANNER

September 24, 2024

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, nga homazhet që po bëhen te varri i heroit, ka thënë se Afrim Bunjaku veproi ashtu siç e kërkon shteti një vit më parë në Banjskë.

Konjufca tha se do ta kujtojnë Afrimin ashtu siç e kujtojmë Enver Zymberin që ra për të njëjtin qëllim 13 vjet më parë.

“Afrim Bunjaku veproi se si duhet të veprojë në momente vendimtare si e kërkon shteti dhe republika, prandaj ne do ta kujtojmë Afrim Bunjakun ashtu si do ta kujtojmë Enver Zymberin që ra për të njëjtin qëllim 13 vjet më parë. Këto janë idealet që ushqejnë dhe kultivojmë heronjtë tanë e që nuk do ti harrojmë kurrë. Lavdi të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë dhe mbrojtjen e territorit dhe tokave tona të shenjta”, ka thënë Konjufca.