Lajme

Koci: Spekulimet duhet të ndalen, kufomën që e solla mbrëmë është pa asnjë dyshim e Fatonit

By GAZETA SCANNER 1

August 09, 2024

Avokati i familjes Haziri, Arianit Koci, ka thënë se kufoma që u soll mbrëmë nga Serbia është pa asnjë dyshim e Faton Hajrizit.

Koci, përmes një shkrimi në Facebook, ka kërkuar që spekulimet për rastin e Fatonit të ndalen, sepse ato po e lëndojnë shumë familjen e tij.

Ai po ashtu ka shkruar se “spekulimet dhe intepretimet amatoreske” e kanë penguar në kryerjen e misionit të tij, kthimin e trupit të pajetë të Faton Hajrizit.

Postimi i plotë:

Spekulimet dhe intepretimet amatoreske plot smirë dhe xhelozi, më kanë penguar në kryerjen e misionit tim – kthimin e trupit të pajetë të Faton Hajrizit!

Prej sot, spekulimet duhet të ndalën!

Familja Hajrizi po lëndohet dhe dëmtohet shumë.

Kufomën të cilën e solla mbrëmë është pa asnjë dyshim e Fatonit.

Këtë e pohoi sot nëna e Fatonit, gjatë procedurës së identifikimit