4.2 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Koca: I kemi trajtuar 1 mijë e 225 ankesa nga shërbyesit civilë

- Advertisement -

Kryetari i Këshillit Mbikëqyrës të Shërbimit Civil, Jeton Koca, ka thënë se gjatë vitit 2021 ky institucion i ka pasur 1 mijë e 235 ankesa nga punonjësit dhe kandidatët për shërbimin civil.

Koca në Edicionin Special në Klan Kosova tha se po ashtu i kanë pranuar 328 aktgjykime nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

“Në vitin 2021 i kemi ankesat e parashtruara drejpërdrejt nga nënpunësit civilë dhe kandidatë për pranim në shërbimin civil, gjithsejt 884 ankesa ndërsa i kemi pranuar edhe 328 aktgjykime nga Gjykata Themelore në Prishtinë nga Departamenti për Çështje Administrative, i cili e ka detyruar këshillin të trajtojë rastet nga koha kur këshilli nuk ka qenë funksional. Ajo kohë përfshijnë vitin 2018, 2019 dhe një pjesë të vitit 2020”.

“Kështu që gjithsej ne i kemi pasur për shqyrtim në vitin 2021 gjithsej 1 mijë e 235 ankesa”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit