Lajmest-slider

Koalicioni Nisma-AKR-PD pjesë e Kuvendit, Limaj falënderon votuesit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas përfundimit të rinumërimit të mbi 1 400 vendvotimeve, ka bërë me dije se koalicioni Nisma-AKR-PD do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

“Me këtë rast, falënderojë anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e koalicionit tonë për mbështetje në këtë garë zgjedhore!”, ka thënë Limaj.

Deklarata e plotë e Fatmir Limajt:

Përfundimisht koalicioni NISMA-AKR-PD pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Pas përfundimit të rinumërimit të mbi 1400 vendvotimeve dhe numërimit të të gjitha votave të rregullta, vullneti i qytetarëve të Kosovës u lexua. NISMA dhe koalicioni ynë do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Tanimë mund të flasim për një rezultat të rregullt zyrtar.

Me këtë rast, falënderojë anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e koalicionit tonë për mbështetje në këtë garë zgjedhore!

Ashtu siç kemi thënë nga fillimi NISMA dhe koalicioni ynë do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës falë votës dhe mbështetjes se mbi 42 mijë votuesve.

Urime të gjithë votuesve të koalicionit tonë!