Koalicioni AAK – Nisma Socialdemokrate – Konservatorët – E30 dhe Ideal ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Kësaj liste i prin lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i pasuar nga ai i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
“Lista e Koalicionit AAK – Nisma Socialdemokrate – Konservatorët – E30 dhe Ideal, me njerëz të devotshëm, gra dhe burra të dëshmuar, jo vetëm në përcaktimin e tyre për Shtet e Familje por edhe me përgatitje të admirueshme profesionale, është oferta më e mirë për Kosovën. Me politikanë me përvojë, pjesëtarë nga shoqëria civile, njerëz të dëshmuar në udhëheqje e në sektorë jetikë për vendin, janë garanca më e fortë e përfaqësimit të zërit të qytetarit në Kuvendin e Kosovës. Të fokusuar në cilësinë e një përfaqësimi sa më dinjitoz, gjinor, rajonal e sektorial, Lista e Koalicionit të udhëhequr nga kandidati për Kryeministër dhe bartës i listës, Ramush Haradinaj, është Listë për Kosovën Fituese”, ka njoftuar AAK-ja.