Mirlind Daku ka qenë në qendër të vëmendjes që nga rasti i tij në ndeshjen ndaj Kroacisë.
Të shumta kanë qenë lajmet se ai është kërcënuar në Rusi dhe do të dënohet nga klubi i tij pas veprimeve në “EURO 2024”.
Por, në realitet ndodhi e kundërta, pasi që klubi i tij e priti me një befasi të mirë sulmuesin me prejardhje nga Kosova.
Rubin Kazan ia ka dhënë atij numrin 10 në fanelë, në të cilën deri më tani e mbante numrin 44.
Mirlind Daku u transferua në Rusi te Rubin Kazani gjatë verës së kaluar nga Osijeku i Kroacisë.