Sport

Klopp: Nuk kopjojmë Barçën dhe Cityn, ja çfarë synon Liverpooli im

Një gol i Roberto Firminho në minutat shtesë kualifikoi Liverpool në finalen e Botërorit për Klube. Ekipi i Jurgen Klopp mposhti 1-2 meksikanët e Monterrey dhe do të përballet të shtunën e 21 dhjetorit kundër Flamengos.

Ekipi brazilian fitoi Kupën Libertadores dhe do të jetë rivali i fituesve të Champions League në finalen e madhe që do të luhet në Doha të Arabisë Saudite. Jurgen Klopp thekson se futbolli i bukur është prioriteti i tij, por eviton të krahasojë ekipin e tij me Barcelonën dhe Manchester City.

“Kohë më parë Barcelona e Guardiolës dominonte, ndërsa Manchester City ka mbizotëruar në Premier League vitet e fundit. Nuk besoj se është e mundur diçka e tillë, një supremaci e një skuadre të vetme”, tha ai. “Ne nuk mendojmë për gjëra të tilla, nuk mendojmë të jemi më të mirët, thjesht duam të luajmë futbollin më të bukur që është zhvilluar ndonjëherë. Diçka e tillë na bën special, por ne nuk ndihemi të tillë”, përfundon trajneri gjerman.