Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, u zemërua me një gazetar që komentoi orarin e ndeshjes së radhës me “Të Kuqtë”.
Liverpooli ka vizituar Sheffield mbrëmë, ndërsa tashmë të shtunën në orën 13:30 do të luajë kundër Crystal Palace.
Kur gazetari deklaroi se orari ishte ankesa e preferuar e Klopp, ky i fundit nisi përplasjen me të në konferencë.
“Kjo është shumë e bukur, le të bëjmë shaka për këtë. Ne po shkojmë në shtëpi tani dhe nuk e di se kur do të arrijmë, rreth një ose dy të mëngjesit, dhe deri në ndeshjen tjetër mund të kemi dy seanca stërvitore për t’u rikuperuar dhe më pas duhet të luajmë përsëri. Mendoj se është në rregull sepse edhe Crystal Palace po luan sonte. Jam i vetëdijshëm që ju nuk e kuptoni se për çfarë po flas edhe pse punoni në futboll dhe nuk e di pse duhet të përpiqem të shpjegoj gjithçka përsëri. Nëse bëni shaka për këtë, atëherë jeni plotësisht injorant, por më e rëndësishmja është që futbolli është argëtues”, u përgjigj me ironi Klopp.
Më pas gazetari kërkoi falje dhe theksoi se nuk ishte qëllimi i tij të ofendonte askënd, por Klopp nuk po e kuptonte.
“Cdo gje eshte ne rregull. Mund të thuash çfarë të duash, por unë nuk mund të them atë që dua, sepse në fund do të ishte krejt ndryshe”, përfundoi Klopp.