Sport

Klopp ka treguar pasuesin e tij tek Liverpooli

By GAZETA SCANNER 1

January 26, 2024

Që prej momentit kur u njoftua largimi i tij, një numër i madh emrash ka qarkulluar në internet si kandidat potencial për zëvendësimin e gjermanit.

Sipas basteve favoriti kryesor mbetet Xavi Alonso, por përveç tij një tjetër emër që mund të konsiderohet seriozisht është edhe ai i Roberto De Zerbit, duke marrë parasysh përvojën e tij në Ligën Premier.

Ato i japin shumë pak shanse Pep Ljinders, asistentit aktual të Kloppit, ani pse tekniku gjerman e ka përzgjedhur atë si pasuesin e tij në stolin e “Të Kuqve”, duke shtuar se i ka të gjitha që i nevojiten për ta drejtuar klubin.

Ndryshe nga bastet, gjermani beson se është Ljinders personi që duhet ta pasojë atë. Klopp këtë e bëri të qartë sot (e premte) në një konferencë për media.

“Djemtë janë gati të vazhdojnë, e di këtë dhe pretendoj kështu. Pep spikat këtu në veçanti, ai kishte një ndikim të madh në lojën tonë gjatë viteve të kaluara, pasi më dha mua shumë pikëpamje të reja për futbollin, dhe nëse dikush është gati për ta udhëhequr këtë skuadër, atëherë është ai”, ka thënë Klopp.

Mbetet në diskutim se cili do të jetë hapi i ardhshëm në karrierë për Kloppin, megjithëse nuk përjashtohet mundësia që ai të marrë një vit pauzë nga futbolli për të qenë më afër familjes dhe më pas të rikthehet përsëri në stol, potencialisht tek Gjermania si një opsion më se i mundshëm, duke marrë parasysh interesimin në të kaluarën.