Sport

Klopp do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit

By GAZETA SCANNER 1

January 26, 2024

Jurgen Klopp ka dhënë një lajm të madh sot.

Trajneri gjerman ka njoftuar se do të largohet nga pozita e trajnerit të Liverpoolit në fund të këtij sezonit.

Kjo u bë e ditur nga vet klubi anglez përmes një njoftimi në rrjetet e tyre sociale.

Klopp ua ka bërë të ditur këtë gjë edhe pronarëve të klubit.

Klopp është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2015.