Jurgen Klopp deshi që ta zëvendësonte Mohamed Salah me një lojtar i cili ka dështuar keq tek Manchester United.
Kontrata ekzistuese Salah tek Liverpooli do të skadojë në fund të sezonit dhe për këtë arsye ai ka qenë subjekt i shumë thashethemeve sa i përket të ardhmes së tij.
Por nuk është hera e parë që Salah është dashur që të negociojë me Liverpoolin për një kontratë të re.
Sipas Paul Joyce, ka pasur disa raste kur janë mbajtur negociata me Salah dhe Ramy Abbas Isas, agjentin e lojtarit, por nuk u gjet gjuha e përbashkët.
Mes bisedimeve të Liverpoolit dhe reprezentuesit egjiptian, trajneri i tyre i mëparshëm Klopp, kishte diskutuar mundësinë e transferimit të Antony si zëvendësues të tij.
Natyrisht, Antony iu bashkua Manchester Unitedit për 82 milionë euro dhe që nga atëherë nuk ka arritur të dëshmojë pothuajse asnjëherë çmimin e tij të lartë.
Reprezentuesi brazilian ka kontribuar me 12 gola dhe pesë asistime në 87 paraqitje në të gjitha garat, që prej se u transferua në Angli nga Ajaxi në verën e vitit 2022.
Është lënë të kuptohet së në fund ishte Mike Gordon, presidenti i Fenway Sports Gorup, i cili vendosi që rinovimi i kontratës së Salah do të ishte një opsion më i mirë.
Dhe ai tashmë ka dëshmuar se ka bërë një zgjedhje të mençur duke marrë parasysh formën e tij fantastike këtë sezon.
32-vjeçari ka arritur të shënojë 10 gola në 17 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, teksa sezonin e kaluar kishte shënuar 25 sosh.