Lajme

Klinton Gashi, i riu që mban emrin e ish presidentit amerikan nga sot oficer i Ushtrisë së Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

June 27, 2024

16 oficerë të rinj u betuan sot në kuadër të Ushtrisë së Kosovës.

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë ishin mbledhur drejtues të institucioneve, familjarë e miq të shumtë për të parë nga afër diplomimin e ushtarëve të rinj.

Në mesin e 16 oficerëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës këtë herë ishte edhe Klinton Gashi.

Gashi është i riu që mban emrin e ish presidentit amerikan ndërsa vitin e kaluar ai ishte prezent kur Tiranen e vizitoi Bill Klinton.