Lajme

Klinaku reagon ndaj vendimit për Blerim Ramadanin, Maqedoninë Veriore e quan shtet artificial

By GAZETA SCANNER 1

July 18, 2024

Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj vendimit të Maqedonisë Veriore për paraburgimin në ekstradim të ish-ushtarit të UÇK-së nga Zona e Nerodimes, Blerim Ramadani.

Përmes një postimi në “Facebook” ai ka guxuar ta etiketojë RMV-në si shtet artificial.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

E papranueshme që shteti artificial i Maqedonisë e dërgon në paraburgim 30 ditësh bashkëluftëtarin tonë Blerim Ramadani me qëllim të ekstradimit të tij në Serbi.

Shteti i Kosovës duhet që menjëherë të ndërmarr hapa në drejtim të lirimit të tij, sepse Serbia kriminale nuk ka të drejtë të gjykoi veteranët e luftës së UÇK-së që kanë bërë luftë në Kosovë për çlirim nga pushtuesi serb.

Këta që kanë ndihmuar gjoja ndryshimin e pushtetit të shqiptarëve atje, por edhe ata që thirren se janë ndryshimi si VLEN, janë të mjerë që nuk po e thonë as edhe një fjalë të vetme.