Avdullah Klinaku ka debatuar me Sadri Ramabajën në emisionin Pressing në T7 për një deklaratë të tij.
Ramabaja tha për disa në panel që e “konsiderojnë Turqinë si një atdhe të dytë”. Këtu i reagoi Klinaku.
“Ëndërr e keni me na qit jashtë Kosovës sikur Rankoviqi”, tha ai.
Ramabaja i kërkoi të tërheq fjalën pasi kjo nuk qëndron.
“Tërhiqe fjalën”, tha Ramabaja.
Edhe Klinaku i kërkoi të tërhiqte fjalën se “Turqia është atdhe i dytë” pasi kjo nuk qëndron.
“Tërhiqe fjalën që the se Turqia është atdheu i dytë i juaji. Ëndërr e juaja është se për çdo njeri,. Që ka identitet fetar, të e përzë nga Kosova e t’ia gjejë një atdhe të dytë”, përfundoi ai.