Lajme

Klinaku për vrasjen e Faton Hajrizit: Shteti jonë është përgjegjës për neglizhencë

By GAZETA SCANNER 1

July 19, 2024

Faton Klinaku nga OVL-UÇK ka thënë se shteti ynë është përgjegjës për neglizhencës për rastin e Faton Hajrizit.

Klinaku ka thënë se shteti i Kosovës është dashur të komunikoj me Hajrizin dhe të merrej me të që nga arratisja e parë.

Tutje ai është shprehur se ndihet shumë keq për rastin si ka ndodhur.

Postimi i plotë:

Për që është Serbia shtet kriminal e kemi parasysh, por shteti i Kosovës ka përgjegjësi për shkak se është dashur të komunikoj me qytetarin e vet (të arratisurin Faton Hajrizi) dhe të merrej me të që nga arratisja e parë.

Pra, shteti jonë është përgjegjës për neglizhencë, duke pasur parasysh se ai ka përsëritur edhe 8 arratisje të tjera.

Neve na vjen shumë keq për rastin se si ka ndodhur.

Ngushëllime familjes Hajrizi!