Ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se lajmi për tërheqjen e avoaktit të Kadri Veselit, është lajm i mirë për Serbinë.
“Pas largimit të avokatit kryesor të Hashim Thaçit, sot qenka larguar edhe avokati kryesor i Kadri Veselit! Largimi i tyre për mungesë të fondeve është lajm i mirë për kundërshtarët e UÇK-së, Serbinë dhe Gjykatën Speciale!”, tha ai.
Tutje Klinaku u shpreh se “ata që po i reduktojnë apo ndalojnë këto fonde, janë duke i shërbyer së keqes. Por, pavarësisht kundërshtarëve të lirisë, le të kuptohet se pushtuesi nuk mund të kthehet më”.