Lajme

Klinaku kërkon hetimin e Kurtit, pas publikimit të bisedës së Kusari-Lilës me Radojçiqin

By GAZETA SCANNER 1

June 04, 2024

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Faton Klinaku, ka kërkuar hetimin e kryeministrit Albin Kurti.

Këtë kërkesë ai e ka shtruar pas bisedës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me terroristin Milan Radojiçiç.

“Siç e kam thënë edhe më parë që së paku prokuroria duhet ta marrë në pyetje Mimozën e të shoh për ngritje të ndonjë aktakuze ndaj saj, por tash situata u qartësua dhe mendoj se prokuroria duhet që të ngrisë shpejt aktakuzën ndaj saj, e të hetohet edhe Kryeministri Kurti për këtë, duke pasur parasysh se ajo ka folur në emër të partisë në pushtet”, ka shkruar Klinaku në Facebook.