Klaudia Pepa së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin italian “Verissimo”, ku ka folur më shumë për jetën e saj personale.
Mes lotësh, ajo tregoi se ka menduar që të heq dorë nga karriera e saj pasi i ati ka është sëmurë, por ka qenë pikërisht mamaja e saj që i ka dhënë forcë dhe motivim për të vazhduar para.
“Jam shumë e mërzitur sepse babai im nuk është në një gjendje të mirë shëndetësore.
Fillimisht mendova të lë çdo gjë dhe të kthehem në Shqipëri, por më pas ishte mami im që më dha forcë dhe më tha ‘jo ti duhet ta bësh’”– tha Klaudia.