Shëndeti

Kjo pije “djeg” dhjamin e trupit

Një studim zbuloi se çaji oolong dhe kafeina rrisin “djegien” e dhjamit me rreth 20 përqind. Konsumi i këtij çaji gjithashtu çon në një rritje të kalorive të djegura nga trupi dhe në veçanti, aktivizon oksidimin e yndyrës.

Kumpei Tokuyama, autori i studimit tha se “oolong përmban kafeinë, e cila ndikon në metabolizmin e energjisë duke rritur rrahjet e zemrës. Studimet sugjerojnë që konsumi i çajit gjithashtu mund të rrisë ndarjen e yndyrës, pavarësisht nga efektet e kafeinës.” Gjithashtu, ulja e shpejtësisë së frymëmarrjes ishte më e madhe me çajin oolong sesa me kafeinën gjatë gjumit.

“Efektet stimuluese të çajit në ndarjen e yndyrës gjatë gjumit mund të kenë rëndësi të vërtetë klinike për kontrollin e peshës. Ne duhet të përcaktojmë nëse efektet që vëzhguam në studimin dy-javor përkthehen në humbje reale të yndyrës trupore për një periudhë të zgjatur kohe.”, përfundon Dr. Tokuyama.