Gazetari Lirim Mehmetaj, duke u bazuar në të dhënat e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ka ngritur shqetësime të mëdha për vlerën e kontratave sekrete të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës.
Sipas dokumentit të publikuar, qeveria ka nënshkruar gjithsej 2,123 kontrata me negocim sekret, të cilat kapin një vlerë totale prej 272,954,724 eurosh.
1,348 janë nënshkruar për herë të parë me operatorë të rinj, duke ngritur pyetje serioze mbi dyshimet për korrupsion.
“Kjo nuk është veç hajni, kjo është plaçkë”, komentoi Mehmetaj.
Postimi:
272 milione e 954 mije e 724 euro
Sic paska treguar Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik Qeveria e Kosoves nga viti 2021 deri me 2024 paska nenshkruar 2 mije e 123 kontrata me negocim sekret.
Vlera e tyre qenka 272 milione e 954 mije e 724 euro.
Prej tyre, 1 mije 348 qenkan kontrata te nenshkruara me operatore per here te pare.
Pra, jo vazhdime te domosdoshme per ndonje kontrate specifike.
Hej, kjo nuk eshte vec hajni, kjo eshte plaçke.