9.1 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Kjo këngëtare merr çmimin “Artisi më i mirë debutues” në Festivalin e RTSh-së

- Advertisement -

Sot (e enjte) është duke u mbajtur nata finale e edicionit të 61-të të Festivalit të Këngës në RTSh.

Ndërkohë është ndarë çmimi i parë dhe Erma Mici u shpall fituese e “Artisti më i mirë debutues”.

Mici, e cila solli në Festival këngën “Kozmosi i Dashurisë”, mori vlerësimin maksimal nga juria profesioniste dhe juria e medias.

“Një emocion i paparë, shumë falënderuese ndaj familjes time që më kanë mbështetur gjithmonë”, u shpreh ajo.

Çmimi vlen të ceket se iu dorëzua këngëtares nga nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.

Sonte po ashtu do të zgjidhet edhe fituesi kryesor që do të performojë Shqipërinë në “Eurovision 2023”.

Në garë tashmë janë disa artistë të mëdhenj si: Filloreta Raçi – Fifi, Elsa Lila, Manjolla Nallbani, Albina Kelmendi, Evi Reçi etj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit