11.9 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Kjo është pasuria e Adriana Matoshit

- Advertisement -

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion ka deklaruar një shtëpi 66 metra katrorë në vlerën e 400 mijë eurove, për të cilën thotë se është e trashëguar që nga viti 1957 dhe se është në emër të prindërve të saj.

Gjithashtu aktorja Matoshi ka deklaruar edhe një makinë që kushton tre mijë euro, e që po ashtu është e prindërve.

E njëjta më pas ka deklaruar të hyrat vjetore që merr nga Kuvendi i Kosovës, nga një produksion i serialit si dhe nga lokali privat që mban në Prishtinë.


Artistja nga Gjilani mes tjerash zbulon se merr mbi 15 mijë euro në vit nga Kuvendi i Kosovës.

Prindërit e aktores gjithashtu marrin para nga qiratë e lokaleve që posedojnë në qytetin e Gjilanit.

Adriana Matoshi u zgjodh deputete në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit