Skuadra Mallorcas ka barazuar 1:1 ndaj Cadizit në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në La Liga.
Gol në këtë takim shënoi edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, shkruan Indeksonline
Muriqi shënoi një gol të bukur me kokë për t’ia dhënë epërsinë skuadrës së tij, por më pas vendasit barazuan shifrat në 1:1.
Sipas Sofa Score, lojtari kosovar ishte një nga më të mirët në fushë. Ai u vlerësua me notën 7.3 – dhe vetëm bashkëlojtari i tij, Valjent kishte notën më të madhe 7.8.
Kujtojmë që Vedat Muriqi luajti vetëm deri në minutën e 84’të dhe më pas u zëvendësua nga Prats.