Ekonomi

Kjo është komuna që prodhon më së shumti domate

By GAZETA SCANNER 1

July 01, 2024

Këto domate prodhohen në Mamushë.

Bujqit atje, në 400 hektarë serra, më së shumti, e mbjellin këtë lloj të perimeve.

Pra 80 për qind e tokës së mbjellur është me domate.

E atyre ia shohin goxha hajrin. Pasi prej tyre 20 për qind shkon për tregun vendor e pjesa tjetër eksportohet në shtetet e rajonit.

Por, edhe kjo punë ka sfidat e saj, thotë prodhuesi Nehat Thaçi.

Duket që konkurrencë këtë vit këta kultivues kanë Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

E bashkëpunëtori i Thaçit, tregon që për kultivimin e domates angazhohen e gjithë familja.

Krahas, domates, në këtë komunë, Nehat Thaçi ka edhe fabrikën e konservimit të perimeve si trangujt dhe specat.

Investimi në të ka qenë milionësh, dhe në të punojnë kryesisht gratë.

Sivjet planifikohen të eksportohen 200 maune me domate nga Mamusha.