Nga Astrit Gashi
Burime nga brenda aeroportit konfirmojnë se para 3 muajsh, presidentes Vjosa Osmani i ishte skanuar telefoni dhe çanta e saj!
Prandaj, deklaratat e disa personave të Frontit Europian që tentojnë të hedhin fajin te blloku shqiptar qeveritar janë të ulëta dhe kuptohen nga populli shqiptar në Maqedoni si një përpjekje për të mos pranuar disfatën nga ish-nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, i cili i mundi në shtëpinë e tyre.
A e dinë këta djem të llastuar të BDI-së se para tre muajsh, kur kryeministër i qeverisë ishte Talat Xhaferi, i kishte ndodhur i njëjti rast Vjosa Osmanit në aeroportin e Shkupit! Ndërsa ju lutem për t’i kërkuar Kosovës falje, ju keni 1001 arsye të tjera.
Ali Ahmeti duhet të bëjë reforma në parti dhe të jetë unifikues kur është në pyetje interesi kombëtar shqiptar. Zgjedhjet kanë përfunduar dhe është e nevojshme një analizë se përse dikujt po i mungon terapia!
Reflektoni, sepse populli i njeh të gjithë. Respekt për punën e shpejtë të Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi. Zgjohuni, luftën e keni me Hristijan Mickovskin, jo me shqiptarët! Sepse ata deri dje ishin pjesë e juaja, prandaj kjo nuk kalon. Edhe në Kosovë, opozita bën të njëjtin gabim, nga njerëz që nuk kuptojnë se këtu preket interesi kombëtar! Në Kosovë presidentja duhet të raportojë në detaje se pse po hetohen valigjet e saj! Asgje nuk është rastesi!