Fatmire Musliu, motra e deputetes Ganimete Musliut, ka treguar për gjendjen shêndetësore të Ganimetes, pak ditë pasi kreu një operacion në zemër në Gjermani, shkruan Scanner.
Sipas saj, Ganimete Musliu po bëhët çdo ditë pak më mirë.
Në një postim në Facebook, ish-diplomatja ka falënderuar të gjithë ata që janë interesuar për shëndetin e saj.
“Përkrahja e juaj e madhe i ka dhënë forcë dhe e ka gëzuar pa masë. Së shpejti ajo do t,iu përgjigjet dhe do t‘iu falenderoj të gjithëve personalisht për kujdesin, dashurinë, lutjet dhe respektin që ia keni dhuruar gjatë këtyre dy javëve”, shkruan ajo.
Postimi i plotê:
Pershendetje nga Gjermania.
Falë Zotit dhe njerëzve të mirë, motra ime, deputetja e Kuvendit të Kosovë Ganimete Musliu po bëhët çdo ditë pak më mirë. Përkrahja e juaj e madhe i ka dhënë forcë dhe e ka gëzuar pa masë. Së shpejti ajo do t,iu përgjigjet dhe do t‘iu falenderoj të gjithëve personalisht për kujdesin, dashurinë, lutjet dhe respektin që ia keni dhuruar gjatë këtyre dy javëve. Deri atëherë, në emër të saj dhe timin, ju dërgoj shumë përqafime. Zoti ju ruajtë dhe ju bekoftë juve dhe të dashurit tuaj. Paçit një të diel fantastike.
https://www.facebook.com/share/p/bcaTjcEZbLZnjBfQ/?mibextid=oFDknk