7.9 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Kjo është gjendja e dy policëve të plagosur në Skenderaj, Sindikata jep detaje

- Advertisement -

Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se gjendja e dy policëve të plagosur, Enver Smakiqi dhe Mërgim Geci në Skenderaj është stabile.

Përmes një komunikate për media, sindikata ka dënuar sulmin ndaj zyrtarëve policorë duke thënë që çdo sulm ndaj policisë konsiderohet si sulm ndaj shtetit.

Njoftimi i plotë:

Sindikata e Policisë së Kosovës pas vizitës që bëri tek dy zyrtarët policor ku për së afërmi kuptoj gjendjen e tyre shëndetësore, të cilët kishin lëndime të rënda trupore por për momentin gjendja e tyre shëndetësore ishte stabile.

Sindikata e Policisë ju ofroj policëve mbështetje dhe po ashtu i siguroj këta të fundit do të kenë përkrahjen e Sindikatës në çdo moment. Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër çdo sulm ndaj Zyrtarëve Policorë dhe çdo sulm ndaj Policisë e konsideron si sulm ndaj shtetit.

Ndërkohë, sot është mbajtur seanca gjyqësore ndaj tre Lushtakëve, ku është shqyrtuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit