Lajme

Kjo është agjenda për shënimin e 16-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

February 17, 2024

Zyra e kryeministrit ka bërë publike agjendën shtetërore për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë.

Aktivitet do të nisin nga ora 08:00 e mëngjesit për të vazhduar deri në ora 20:15 të mbrëmjes.

Në ora 08:00 është paraparë të mbahet mbledhja festive e qeverisë, për të pasur me ngritjen e flamurit, pastaj nderimet tek monumenti i të pagjeturve.

Nga ora 08:45, parashihet të bëhen homazhe tek varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova dhe pastaj tek varri i veprimtarit, Adem Demaçi.

Homazhe do të mbahen edhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Nderime pritet të bëhet tek monumenti “Heroinat”, nga ora 11:00, për të vazhduar tutje tek monumenti i Policëve të rënë në detyrë e tek pllaka e fëmijëve të vrarë gjatë luftës.

Ndërkohë, Seanca Solemne në Kuvend do të mbahet nga ora 12:00.

Koncerti për Pavarësi parashihet të mbahet nga ora 18:00 tek sheshi i kryeqyteti, ndërkohë nga ora 20:15 do të mbahet koncerti solemn i Filarmonisë së Kosovës./Insajderi