Botë

Kirurgu francez akuzohet për abuzim seksual të 250 fëmijëve

Një kirurg francez mund të ketë abuzuar seksualisht me deri në 250 fëmijë, njoftuan hetuesit të hënën. Disa nga viktimat e mundshme, 184 sish, kanë parashtruar një ankesë fillestare dhe 181 ishin të mitur në kohën e veprave të pretenduara.

Hetuesit kanë gjetur prova në shtëpinë e mjekut francez që e lidhin atë me krimet.

Kirurgu në pension është akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual ndaj të miturve gjatë 30 viteve të tij të praktikës në Francën perëndimore. Ish-kirurgu është ndaluar që nga maji i vitit 2017, kur u akuzua për abuzim seksual ndaj katër të miturve ndërmjet 1989 dhe 2017, duke përfshirë edhe vajzën gjashtë-vjeçare të fqinjit të tij.

Një procedurë dytësore nxorri deri në 250 viktima të identifikuara. U intervistuan rreth 209 persona, shumë prej të cilëve raportuan “kujtime specifike”, sipas prokurorit. Rreth 184 persona më pas shprehën dëshirën për të ngritur një ankesë dhe 181 prej tyre ishin të mitur në kohën e veprave të pretenduara.

Kirurgu dyshohet se regjistroi emrat e djemve dhe vajzave të reja në fletoret private, në të cilat ai përshkroi aktet seksuale dhe fantazitë. Gjatë një bastisje në shtëpinë e mjekut u zbuluan pornografi për fëmijë, kukulla dhe paruke të fshehura nën dysheme. /GazetaScanner/