Kina thyen rekord në prodhimin e grurit

Autoritetet kineze bënë të ditur se prodhimi i grurit këtë vit arriti një rekord të lartë.

Të ardhurat e disponueshme për kokë banori në zonat rurale tejkalojnë 15 mijë juanë, që sipas ministrisë së bujqësisë së Kinës, kjo ka ardhur pas një periudhë 15 vjeçare rritjeje.

Ministri Han Changfu tha se Kina po shton përpjekjet e saj për të nxitur zhvillimin bujqësor me cilësi të lartë me një plan që u lëshua në fillim të këtij viti.

Kina shtoi provat e rrotullimit të të korrave dhe sistemeve ugar për të mbuluar 2 milionë hektarë tokë, dhe gjithashtu nisi dhe një ndalim njëvjeçar i peshkimit në lumin Jance, degët dhe liqenet e saj.

Ministri Han shtoi se parashikohet që rritja prej 6.5 për qind në shifra konkrete për banorët e zonave rurale të jetë më e lartë se ajo e banorëve në zonat urbane dhe PBB-së së vendit.