Teknologji

Kina rrit përdorimin e 5g

Tani 50 qytete kineze mund të përfitojnë nga shërbimi komercial i teknologjisë 5G dhe vetëm në Pekin janë instaluar mbi dhjetë mijë stacione bazë.

Me afro një muaj me gjeneratën 5G në Kinë, sa është numri i përdoruesve që përdorin shërbime 5G në celularët e tyre? Të dhënat e shitjeve nga liderët e industrisë “Huawei” dhe “ZTE” tregojnë se rreth katër milionë telefona celularë 5G janë shitur prej qershorit. Por tre operatorët e telekomunikacionit të Kinës njoftuan se vetëm 870 mijë përdoues, ose 20 për qind prej tyre, janë pajtuar në paketat 5G. Disa përdorues thonë se janë në mëdyshje për shkak të tarifave.

“Nën shërbimin 4G, ne i faturojmë përdoruesit në bazë të megabajteve, por për 5G-në, ne i faturojmë për gigabajtet e shpenzuara. Kur dolën së pari paketat 4G, një gigabajt ishte 60 juanë, ndërsa tani paketa jonë 5G faturon vetëm 3 juanë për gigabajt.”

Një pyetje tjetër është mbulimi aktual i sinjaleve 5G.

Pekini ka instaluar mbi 11 mijë stacione bazë, një numër i madh prej të cilëve është ende nën testim.

Por një shitës në dyqanet e Huawei tha se shumë përdorues duan pajisje që mbështesin rrjetin 5G.

“Shumë prej klientëve tanë duan të blejnë një telefon që mund të mbështesë 5G-në, kështu që kur shërbimet të zëvendësojnë zyrtarisht 4G-në, atyre nuk do u duhet të ndërrojnë telefonat”.

E kushtueshme ose jo, epoka e 5G-së tashmë është këtu.

Aeroporti i ri ndërkombëtar i Pekinit Daxing po përdor teknologji 5G për njohjen e fytyrës.

Në fushën e shëndetësisë, Spitali i Përgjithshëm Ushtarak i Pekinit kreu me sukses operacionin e parë në botë me 5G në muajin mars.

Në sport, kryeqyteti kinez përdori 5G-në për transmetim të drejtpërdrejt të Kupës Botërore të Basketbollit 2019 këtë shtator dhe po përgatitet të bëjë të njëjtën gjë për Lojërat Olimpike Dimërore 2022.