Botë

Kina: Arsenali ynë bërthamor është vetëm për vetëmbrojtje

By GAZETA SCANNER 1

October 22, 2023

Programi i armëve bërthamore të Kinës ndjek fuqishëm një strategji vetëmbrojtëse, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning.

Mao kundershtoi vlerësimet e fundit të Uashingtonit, sipas të cilave arsenali atomik i Pekinit po zhvillohej shumë më shpejt se sa pritej, deri në atë pikë sa tani ka 500 koka luftarake dhe ndoshta më shumë se 1000 deri në vitin 2030.

Zëdhënësja, megjithëse nuk i mohoi haptazi shifrat e përmendura, theksoi se asnjë vend nuk do të kërcënohej nga armët bërthamore të Kinës.

“Kina ka mbajtur gjithmonë forcat bërthamore në nivelin minimal të kërkuar për sigurinë kombëtare dhe nuk ka ndërmend të përfshihet në një garë armësh bërthamore me asnjë vend”, tha Mao.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze komentoi gjithashtu vendimet e SHBA-së për investime masive në forcimin e forcave të saj bërthamore dhe politikën e saj për të ofruar mbrojtje bërthamore për aleatët jo-bërthamorë, të njohur si ‘parandalim i zgjeruar’, një sistem aleance i pasluftës.