Kimi, ylli më i ri shqiptar në ngjitje, i cili mori pjesë në “American Idol”, në emisionin “Prive”, ka ndarë shumë gjëra nga kjo eksperiencë e tij.
Ai tregoi se në prapaskenë ka bërë biseda të ndryshme me Katy Perryn, madje u shpreh se i ka treguar edhe se Kosova ka një presidente grua.
“Prapaskena ka qenë eksperienca ime më e mirë, sidomos me Katy Perryn, kemi folur shumë gjëra rreth Kosovës, disa gjëra që nuk i ka ditur dhe disa për të cilat ka pasur njohuri, sidomos për Rita Orën, Dua Lipën, Bebe Rexhën”.
“Ka qenë njeri shumë i thjeshtë, më ka dhënë shumë këshilla. Kemi fol edhe për presidenten e Kosovës, që ajo nuk e ka ditur”, është shprehur ai.