Lajme

Kimete Berisha: Kurti me Serbinë e ka të përbashkët urrejtjen për Amerikën

By GAZETA SCANNER 1

January 29, 2023

Opinjonistja Kimete Berisha ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti duke e akuzuar se “ka ndërtuar një bombë me urrjetje kundër Amerikës”.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Berisha ka theksuar se Kurti e ka të përbashkët me Serbinë “urrjetjen për Amerikën”.

“Kështu siç është – kryeminisër i popullit më fukara në Evropë dhe pa ushtri…ka arritur t’ia tregojë ‘vendin’ Amerikës – përfytyroje sikur ta kishte një bombë atomike ky…“, ka shkrur ajo ndër të tjera.

Postimi i plotë i Kimete Berishes:

Me Serbinë e ka të përbashkët urrejtjen për Amerikën!

Qeveria Kurti me familje është organizuar kundër Amerikës. Organizimi është serioz, anipse lejohet të qeshësh, sepse nuk ka urrejtje që e zvoglon të madhin dhe e rritë të voglin.

Me Serbinë e ka të përbashkët urrejtjen për Amerikën. Armiku i armikut tim – është miku im!

Politika antiamerikane e Albin Kurtit është e ngjajshme me vargjet e këngës serioze serbe, ku këngëtarii konstaton se katundi i tij është më i madh se Amerika.

Amerika e madhe – po, ama ‘metar moga sela – Amerika cela (një metër i katundit tim – sa krejt Amerika).

Në strofën e dytë të këngës, si në mandatin e dytë të Albin Kurtit, urrejtja për Amerikën merr përmasa apokaliptike. Kënga jehon:

‘Një sorrë e tërbuar mbi degën e një mani të lagur…. çmendet nën kumbulla… Pranë pusit – një ftua i verdhë arra e thyer në anë të rrugës në majë të kodrave, shtëpia e gjyshit’.

Paramilitarët e Albin Kurtit ia kanë kaluar edhe Serbisë me urrejtje për amerikanët. Luftëtarët e Albin Kurtit kundër Amerikës thonë se shqiptarët nuk e duan Amerikën – por e duan veten.

Kryeministri Albin Kurti e ka llogaritur se kur e refuzon Asociacionin – forcohet. Disa refuzime, po, të forcojnë, por kësaj radhe – Asociacioni është problemi më i vogël i shqiptarëve.

Është problem i vjetëruar. Nëse nuk ka shkaktuar tërmet kur është nënshkruar më 2013, si mund ta ndjejmë dridhjen – 10-të vjet pas tërmetit.

Askush nuk e ka gajlen e Asociacionit.

Kryeministri Albin Kurti i ka shkaktuar të gjitha llojet e problemeve, me të gjitha shtresat e shoqërisë, dhe mbi të gjitha e ka provokuar luftën, për ta shpëtuar veten. Shqiptarët kanë probleme ekzistenciale.

Të pretendosh ta shfrytëzosh ‘popullin’ shqiptar si ushtri ‘duarthatë’ kundër Amerikës – është taktikë…. me qerre – pa kuaj!

Të kishte Albin Kurti ushtri dhe fuqi reale – çfarë do të ndodhte? Veç me fjalë e ka ndërtuar një bombë me urrejtje kundër Amerikës.

Kështu siç është – kryeminisër i popullit më fukara në Evropë dhe pa ushtri…ka arritur t’ia tregojë ‘vendin’ Amerikës – përfytyroje sikur ta kishte një bombë atomike ky…

P.S. ‘Those cigarettes you smoke Should make you choke Cause they leave your mama broke’