Rozë

Kim Kardashian vesh një fustan elegant me print gjarpri për festën familjare në fundvit

By GAZETA SCANNER

December 27, 2024

Kim Kardashian u sigurua të marrë vëmendjen për festën familjare të Krishtlindjeve me një fustan të thjeshtë por që binte dukshëm në sy.

Themeluesja e Skims pati thënë për Vogue se festa e përvitshme familjare këtë vit do të jetë më e zakonshme se viteve të kaluara.

Ajo veshi një fustan të gjatë të ngushtë me print gjarpri që i shkonte lart deri tek qafa.

Miliarderja nuk vendosi aksesorë por i kapi flokët, duke theksuar më shumë bukurinë e saj.

Festa në familjen Kardashian bëri që të zgjonte një vëmendje të veçantë mediatike.