BotëRozë

Kim Kardashian tregon vendimin e Donald Trump pas takimit me të

Kim Kardashian sot ka mbajtur takim me Donald Trump.

Ylli televiziv, Kim Kardashian është pritur në takim nga presidenti Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Në medie, sot u bë e ditur se Kardashian dhe Trump do të diskutojnë për reformat në drejtësinë penale.

Së fundi, Kim përmes rrjetit “twitter” bëri të ditur se presidenti Trump ka ndryshuar me meritë të plot dënimin e tre grave.

“Presidenti Trump ndryshoi me meritë dënimet e tre grave. Nuk kam dëgjuar shumë për këtë në lajme, kështu që kam dashur të ndaj me ju historitë e tyre! Kam kënaqësinë ta kaloj ditën me këto gra sot së bashku me Alice Marie Free e cila ndihmoi në përzgjedhjen e këtyre grave”, ka shkruar ajo.

Crystal Munoz ishte dënuar me 20 vite burigm për posedim dhe shitje të narkotikëve, ndërsa Judith Negron ishte dënuar me 35 vite burgim, për  kryerje të mashtrimit të kujdesit shëndetësor.

Ky i fundit ishte dënimi më i madh që kishte marrë ndonjëherë një femër për krim të ‘mantelbardhëve’.

Kurse, Tynice Negron u dënua me 35 vite burg për aktivitete kriminale me lëndë narkotike bashkë me të dashurin.