Së fundmi qarkullojnë thashetheme se Kim Kardashian ka krijuar një lidhje me një burrë tjetër menjëherë pas romancës së saj të shkurtër me Odell Beckham Jr.
Një mik i ngushtë i Kim është shprehur për “US Weekly” se ajo është në një lidhje me një burrë të cilin dëshiron ta mbajë sekret identitetin e tij.
Kim kishte theksuar edhe më përpara se nuk do të dilte apo të kishte lidhje romantike me asnjë person të famshëm.
Kim disa muaj më parë i ka hedhur poshtë thashethemet me humor, duke thënë se nuk është gati për një marrëdhënie të re. Ajo ka treguar gjithashtu se fëmijët e saj shpesh e nxisin të gjejë një partner, madje bëjnë lista me propozime për të, kryesisht lojtarë basketbolli ose futbolli.