Rozë

Kida na vjen si “Muzë” në setin e ri fotografik

By GAZETA SCANNER 1

February 26, 2024

Këngëtarja e njohur Kida, emri i vërtetë i të cilës është Orhidea Latifi ka sjell setin e ri fotografik të quajtur “Muzë”.

Ajo shihet mjaft sensuale me një fustan të ngushtë e të gjatë, e që e kishte të bashkangjitur një pjesë si kapele nga mbrapa.

Dihet se stili i Kidës është nga më të ndryshimit dhe se nuk zhgënjen asnjëherë me zgjedhjet e saj.

Edhe kësaj here ajo mahniti fansat me bukurinë e saj.