Lajme

Kiçmari i Vetëvendosjes: Mendoj se sonte presidenti është dashur të jap dorëheqje

Ish-përfaqësuesi diplomatik i UÇK-së dhe zyrtari i Vetëvendosjes, Sabri Kiçmari, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ka pritur që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të jepte dorëheqje sot në adresimin e tij para qytetarëve.

“Është një moment bukur i ndjeshëm dhe emocional për vetë president. Është një moment delikat për vendin dhe shoqërinë tonë”.

“E vërteta është se aktakuza është e rëndë. Barra për shtetin dhe shoqërinë është e rëndë. E cila në fakt e ka vënë në siklet presidentin e republikës. Ai në fjalimin e tij u tregua shumë emocional”.

“Nëse më pyesni nëse ishte fjalimi më  i mirë i presidentit është e diskutueshme. Do të shohim në të ardhmen sa është i sinqertë. Me qenë se akuza vjen nga një institucion i lartë, mendoj se ai sonte është dashur të japë dorëheqje. Nuk duhet të mbrohet prej një institucioni”, ka thënë Kiçmari.