Lajme

Kica-Xhelili: VV po tenton t’i bind qytetarët se çfarëdo që zbulohet tani e tutje, është shpifje

By GAZETA SCANNER 1

October 11, 2024

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se Vetëvendosje po tenton që t’i bindë qytetarët se çfarëdo që zbulohet tani e tutje, është shpifje.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ajo e ka quajtur këtë “strategji të dobët”.

“Dmth, nëse zihen duke vjedhur – qenka shpifje.

Nëse zihen duke u koordinuar me Listen Serbe, qenka prap shpifje. Nëse zihen me tendera milionësh, praaaaap shpifje.” – ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Çfarë strategjie e dobët!

VV po tenton t’i bindë qytetarët që çkaaaado që zbulohet për ta tani e tutje, qenka shpifje.

Dmth, nëse zihen duke vjedhur – qenka shpifje.

Nëse zihen duke u koordinuar me Listen Serbe, qenka prap shpifje. Nëse zihen me tendera milionësh, praaaaap shpifje.

E vetmja gjë e shpifur në këtë mes është bindja e tyre që qytetari është “tabullarasë”.