Lajme

Kica-Xhelili tha se VV-ja i vodhi partisë së saj programin qeverisës, reagon zëdhënësi i VV-së

By GAZETA SCANNER 1

November 13, 2023

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili, po pretendon se VV ka vjedhur programin qeveritar nga partia e saj.

Konkretisht, ajo thotë se çështja e ndalimit të qeseve plastike si dhe kodimi si lëndë obligative në shkolla, janë dy pika të cilat janë në programin e partisë së saj.

Mirëpo lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka.

Manxhuka përmes një postimi në rrjetin social tha se deputetja Kica mundet me pasë drejtë veç nëse bota fillon të sillet në drejtim të kundërt me natyrshmërinë e saj, ndryshe ajo demantohet kalendarisht.

Postimi i plotë:

Në maj 2023, ministrja Nagavci ka marrë pjesë si paneliste nëForumin Botëror të Edukimit. Në këtë forum praktikisht ka filluar edhe puna për ‘’Orën e Kodimit’’.

Deputetja Kica mundet me pasë drejtë veç nëse bota fillon të sillet në drejtim të kundërt me natyrshmërinë e saj, ndryshe ajo demantohet kalendarisht.

Sigurisht, është mirë të marrim ide inovative, por ato merren nga vendet dhe adresat e zhvilluara. Nuk besoj që LDK që ka qeverisur gjatë me arsimin, por edhe ambientin, është adresa ku qeverisja e VV-së merr ide përparimtare.