Lajme

Kica-Xhelili, Muratit: LDK-në e ke alergji sepse ta çmonton propagandën

By GAZETA SCANNER 1

April 04, 2024

Me një gjuhë krejt totalizuese ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se dërgimi i Ligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë për vlerësim kushtetues në Gjykatën Kushtetuese “flet mjaftueshëm për opozitën” për çka i menjëhershëm ishte reagimi i deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili duke thënë në rend të parë se LDK-ja e ka votuar atë Byronë, duke e quajtur Muratin “Ministër Propaganda”.Këtë projektligj Partia Demokratike e Kosovës e ka çuar në kushtetuese.

LDK e ka votuar Byronë, Ministër (Hekuran Murati) Propaganda. E di që ke alergji në LDK sepse po t’a çmonton propagandën. Ndërkohë, mësohu t’a respektosh Kushtetutën, se me shumë gjasë ka me t’u shndërru në ankthin më të madh. E derisa flet për konfiskime, na trego pse kur u urdhërua konfiskimi i telefonit të njeriut tuaj në KEK, u suspenduan policët që urdhëruan konfiskimin”, ka shkruar Kica-Xhelili në reagimin e saj në Facebook.